Putin: Rusia planifikon të largohet nga Marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas
- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot deklaroi se Moska mendon për pezullimin e Marrëveshjes për eksportin e drithit ukrainas.
Moskë, 13 qershor 2023 (MIA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot deklaroi se Moska mendon për pezullimin e Marrëveshjes për eksportin e drithit ukrainas.
Ai ka theksuar se një vendim i tillë do të merret për shkak të mosrespektimit të klauzolave për eksportin e plehrave ruse.
"Tani mendojmë që të tërhiqemi nga Marrëveshja për grurin. Shumë nga kushtet që duhet të ishin zbatuar nuk janë përmbushur", theksoi Putini gjatë një takimi televiziv me korrespondentët ushtarakë rusë.
Ai edhe e akuzoi Ukrainën për përdorimin e korridoreve detare të parashikuara me Marrëveshjen për eksport të grurit të Ukrainës për të sulmuar flotën ruse me dronë. ar/
Foto: EPA