• e shtunë, 23 nëntor 2024

Putin: Rusia mbetet një partner tregtar global pavarësisht sanksioneve

Putin: Rusia mbetet një partner tregtar global pavarësisht sanksioneve

Shën Petersburg, 7 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia mbetet një partner kyç në tregtinë botërore edhe nën sanksionet e shtuara perëndimore. 

"Pavarësisht të gjitha pengesave dhe siç i quajti 'sanksione të paligjshme' të vendosura nga Perëndimi, vendi po zhvillon logjistikën dhe gjeografinë e bashkëpunimit të tij ndërkombëtar", tha Putin të premten në Forumin e 27-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF), njoftoi DPA.

Vendi është ndër vendet kryesore ekonomike - përpara Gjermanisë, tha ai, duke cituar të dhënat që marrin parasysh fuqinë blerëse.

Perëndimi ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë si ndëshkim për luftën e Putinit kundër Ukrainës, e cila zgjat më shumë se dy vjet.

Pasi Perëndimi vendosi ndalesa tregtare në shumë fusha, Rusia është e orientuar ekonomikisht drejt Kinës, veçanërisht Indisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Në fjalimin para qindra të ftuarve, Putin bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit në transferimin e teknologjisë dhe paralajmëroi perspektiva interesante për rritjen e investitorëve nga jashtë.

Presidenti rus tha se gjithashtu do të vazhdojë zhvillimi i sistemit të pagesave i pavarur nga SHBA-ja. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR