• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin: Rusia dhe SHBA-ja kanë interes të përbashkët për ndryshimet klimatike

Putin: Rusia dhe SHBA-ja kanë interes të përbashkët për ndryshimet klimatike
Moskë, 14 korrik 2021 (MIA) – Presidenti I Rusisë, Vlladimir Putin në takim me përfaqësuesin amerikan për klimë, Xhon Keri, deklaroi se Moska dhe Uashingtoni ndajnë interes të përbashkët për ndryshimet klimatike. “Problemi me klimën është një nga sektorët ku Rusia dhe SHBA-ja kanë interest ë përbashkët dhe qasje të ngjashme”, theksoi Putin. Ai shtoi se I kushton “rëndësi të madhe” realizimit të caqeve nga Marrëveshja e Parisit për klimën, si dhe mbështetë “dialog të depolitizuar” në atë temë. Rusia,  një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit, gjatë viteve të kaluara disa here premtoi se do t’I kuptojë seriozisht ndryshimet klimatike. Putini gjatë fjalimit të tij vjetor në prill, theksoi se Rusia duhet t’u adaptohet ndryshimeve klimatike dhe urdhëroi krijim të industries që do ta riciklojë dioksidin e lëshuar në atmosferë. Ndryshimet klimatike janë ndër fushat e rralla në të cilat SHBA-ja dhe BE-ja, madje edhe në kushte të  tensioneve të vazhdueshme me Moskën, shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar me Rusinë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR