• e hënë, 24 qershor 2024

Putin: Rusia dhe Kina nuk formojnë aleancë ushtarake

Putin: Rusia dhe Kina nuk formojnë aleancë ushtarake

Moskë, 26 mars 2023 (MIA) - Rusia dhe Kina nuk po formojnë aleancë ushtarake dhe nuk fshehin asgjë lidhur me bashkëpunimin e tyre ushtarak, deklaroi sot preisedenti rus, Vlladimir Putin në intervistë për televizionin shtetëror.

Putini dhe presidenti kinez Si Xhinping e kanë konfirmuar miqësinë e tyre dhe premtuan se do të vendosin lidhje më të afërta në Samitin në Moskë paraprakisht këtë javë, ndërsa Rusia po tenton të përparojë në, siç e quan ai, "operacionin special ushtarak" në Ukrainë.

"Nuk formojmë kurrfarë aleance ushtarake me Kinën. Po, ne bashkëpunojmë në fushën e ndërveprimit ushtarako-teknik. Nuk e fshehim këtë. Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë të fshehtë", shtoi Putin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR