• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin propozoi një drejtues të ri të Grupit Vagner

Putin propozoi një drejtues të ri të Grupit Vagner

Moskë, 14 korrik 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin u sugjeroi luftëtarëve të Vagnerit që mercenari Andrej Troshev të merrte komandën e grupit, raporton e përditshmja ruse Komersant, transmeton Si-En-En.

"Putini duket se ka krijuar një ndarje midis luftëtarëve të lartë dhe liderit të grupit, Evgenij Prigozhin. Gazeta raportoi për takimin e mbajtur nga presidenti rus pesë ditë pas grusht shtetit të dështuar nga Grupi Vagner në qershor. Në takim morën pjesë Prigozhin dhe disa dhjetëra luftëtarë kryesorë të Vagnerit", raporton Si-En-En.

Putin tha se Vagner nuk ekziston sipas ligjit rus, duke shtuar se qeveria ruse do të përcaktojë kuadrin ligjor të organizatës. Sipas gazetës, Putini paraqiti një sërë opsionesh për të ardhmen e mercenarëve të Vagnerit, por Prigozhin refuzoi.

"Ushtarët e Vagner-it “mund të mblidheshin vetëm në një vend dhe të vazhdonin të shërbenin. Asgjë nuk do të ndryshojë për ta, ata do të udhëhiqen nga personi që ishte komandanti i tyre i vërtetë gjatë asaj periudhe", tha Putin.

Andrej Troshev është një kolonel rus në pension,  themelues dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Vagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të lëshuara nga Bashkimi Evropian dhe Franca. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR