• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin pretendon se Ukraina ka pësuar humbje të mëdha në kundërsulm

Putin pretendon se Ukraina ka pësuar humbje të mëdha në kundërsulm

Moskë, 13 qershor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai beson që Ukraina ka humbur 25 deri në 30 për qind të automjeteve ushtarake që vendet perëndimore i kanë furnizuar Kievit që nga fillimi i kundërofensivës dhe se humbjet njerëzore të Ukrainës janë dhjetë herë më të mëdha se ato të Rusisë.

Ai theksoi se Rusia humbi 50 tanke të saj në luftime, disa prej të cilave mund të riparoheshin dhe Ukraina humbi më shumë se 160.

Putin theksoi se Ukraina është përgjegjëse për thyerjen e digës Kahovka javën e kaluar, për të cilën ai tha se ishte shkaktuar nga granatimet e forcave ukrainase me sisteme HIMARS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR