Putin njoftoi për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën
- Presidenti rus, Vlladimir Putin theksoi se është i hapur për mundësinë për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën. Ai sot për televizionin shtetëror rus dekalroi se ka "qëndrim pozitiv ndaj të gjitha nismave paqësore" dhe se shpreson se Kievi "do të ndihet në të njejtën mënyrë".
- Post By Arta Bunjaku
- 12:35, 22 prill, 2025

Moskë, 22 prill 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin theksoi se është i hapur për mundësinë për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën. Ai sot për televizionin shtetëror rus dekalroi se ka "qëndrim pozitiv ndaj të gjitha nismave paqësore" dhe se shpreson se Kievi "do të ndihet në të njejtën mënyrë".
Moska dhe Kievi nuk mbajtën biseda bilaterale të drejtpërdrejta pas invazioni rus në shkurt të vitit 2022, por SHBA-ja e rriti presionin ndaj tyre që të dakordohen për armëpushim.
Zëdhënësi i Kremlinit, DMitrij Peskov, deklaroi se komentet e Putinit, pas skadimit të armëpushimit 30-orësh të Pashkëve, për të cilin secila palë e akuzoi tjetrën për shkelje, do të thonë se ai është i hapur për bisedime të drejtpëdrejta.
"Kur presidenti tha se është e mundur të bisedohet për çështjen e mossulmimit të caqeve civile, përfshirë edhe bilateral, presidenti i kishte në mendje negociatat dhe bisedimet me palën ukrainase", tha Peskov, i cituar nga mediumet ruse.
Edhe pse presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk u prëgjigj drejtpërdrejt ndaj propozimit të Putinit, në video-paraqitjen e tij të mbrëmshme ai qartë bëri me dije se Kievi është "i gatshëm për çfarëdo lloj diskutimi" për ndërprerje të zjarrit që do t'i ndalojë sulmet ndaj civilëve.
Zelenski të dielën propozoi vazhdim të armëpushimit, i cili "do t'i ndalojë të gjitha sulmet me fluturake pa pilot dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës civole në periudhë prej së paku 30".
Putin tha se Rusia "do të analizojë gjithçka dhe do të sjellë vendime adekuate", por pyeti se si do të funksionojë kjo, duke akuzuar Kievin se po përdorë ndërtesa civile si restorante dhe universitete për qëllime ushtarake.
Zelenski dje plotësisht i bëri thirrje Putinit, duke deklaruar se Ukraina qëndron prapa ofertës - "së paku të mos përfshihet infrastruktura civile" dhe se pret "përgjigje të qartë" nga Moska.
Mundësia për bisedime të drejtpërdrejta vjen pasi që presidenti amerikan Donald Tramp kërcënoi se do t'i braktisë përjekjet për arritje të ndërprerjes së zjarrit nëse nuk arrihet përparim. Njëkohësisht, ai dje vazhdoi të shfaqë shpresë se marrëveshja është afër dhe mund të arrihet madje këtë javë.
Negociuesit nga SHBA-ja, Ukraina, Britania e Madhe dhe Franca do të takohen nesër në Londër edhe për një raund të ri bisedimesh për përfundim të luftës, tha Zelenski. Këto bisedime janë vazhdim i takimit të ngjashëm në Paris nga java e kaluar. ab/
Foto: МIА arkivi