• e diel, 22 dhjetor 2024

Putin njoftoi një hetim financiar në kompaninë e hotelierisë së Prigozhin

Putin njoftoi një hetim financiar në kompaninë e hotelierisë së Prigozhin

Moskë, 27 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi sot se do të kryhet një hetim financiar në kompaninë e hotelierisë së Evgenij Prigozhin, kreut të grupit mercenar "Vagner", duke shtuar se ajo dhe themeluesi i saj kanë marrë pothuajse dy miliardë dollarë nga Rusia vitin e kaluar. 

Putin fillimisht premtoi të shtypte grusht shtetin, duke e krahasuar atë me trazirat e Luftës së Parë Botërore, e cila çoi në revolucione në vitin 1917 dhe më pas në luftë civile, por më vonë u arrit një marrëveshje që lejoi Prigozhin dhe disa nga ushtarët e tij të transferoheshin në Bjellorusi.

Putin, duke iu drejtuar anëtarëve të ushtrisë ruse në një takim në Kremlin, theksoi se gjithmonë i ka respektuar luftëtarët e "Vagner", por edhe fakt është se grupi "financohet plotësisht" nga buxheti i shtetit, duke theksuar se grupi paraushtarak ka marrë 86 miliardë rubla (rreth një miliardë euro) nga maji 2022 deri në të njëjtin muaj të këtij viti nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

"Konkord", kompania e hotelierisë së Prigozhin, gjithashtu fitoi 80 miliardë rubla (935,946 dollarë) nga kontratat e qeverisë për furnizimin me ushqim të ushtrisë ruse", tha Putin.

"Shpresoj që askush të mos ketë vjedhur asgjë ose, le të themi, të ketë vjedhur më pak si pjesë e asaj pune, por ne, natyrisht, do të hetojmë gjithçka", tha Putin. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR