• e diel, 22 dhjetor 2024

Putin në tetor do ta vizitojë Kinën

Putin në tetor do ta vizitojë Kinën

Moskë, 29 gusht 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin në tetor do të vizitojë Kinën dhe ky do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​një urdhër arresti për të për krime të dyshuara lufte, publikoi sot Blumberg, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara.

Sipas tyre, Kremlini po përgatit vizitën e Putinit në Kinë për Forumin "Brez dhe rrugë" në tetor, pasi presidenti rus pranoi ftesën e homologut të tij kinez Si Xhinping.

GJNP në marS lëshoi ​​një urdhër për Putinin dhe ai mund të arrestohet nëse hyn në një vend që është nënshkrues i Statutit të Romës për krimet e luftës.

Presidenti i Kinës në mars ishte në vizitë në Moskë. ls/ 

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR