• e shtunë, 13 dhjetor 2025

Putin: Moska e mbështet Teheranin në programin e tij bërthamor

Putin: Moska e mbështet Teheranin në programin e tij bërthamor

Ahhabad, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë takimit të sotëm me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkian, deklaroi se Moska e mbështet Teherani në programin e tij bërthamor. 

Putini në Ashhabad, kryeqytetin e Turkmenistanit, ka biseduar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov dhe homologun e tij iraninan, Masud Pezeshkian, raporton RIA Novosti.

Sipas Putinit, bashkëpunimi mes Moskës dhe Teheranit po zhvillohet me sukses, përfshirë bashkëpunimin në fushat e gazit, energjisë elektrike dhe bujqësisë.

Në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashhabat, po mbahet Forumi ndërkombëtar për paqe dhe besim. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR