• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin kërkoi nga ish togeri i grupit "Vagner" të formojë njësi vullnetare për luftërat në Ukrainë

Putin kërkoi nga ish togeri i grupit

Moskë, 29 shtator 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin kërkoi nga ish togeri i formacioneve paraushtarake "Vagner", Andrej Troshev të formojë njësi  vullnetare për luftërat në Ukrainë.

"Në takimin e fundit diskutuam se do të përfshiheni në trajnimin e njësive vullnetare të afta për të kryer detyra të ndryshme luftarake, kuptohet kryesisht në zonën e "operacioneve speciale ushtarake në Ukrainë", i tha Putini Troshevit, njoftoi sot Kremlini.

Putin vlerësoi se Troshev ka përvojë në këtë mision, tre muaj pas tentativës së dështuar të grushtit shtetit nga ky grup paraushtarak në Rusi.

Troshev ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Evgenij Prigozhin, i cili vdiq në një aksident aerplani në gusht dhe i cili, sipas agjencive perëndimore ishte jashtë favorit të Putinit pas grusht shtetit.

"Ju e dini se cilat çështje duhet të zgjidhen paraprakisht në mënyrë që aktivitetet luftarake të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me suksesin më të madh të mundshëm", i tha presidenti rus Troshevit.

Grupi paraushtarak, i cili luajti një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, u përpoq të rrëzonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë në një grusht shteti të shpejtë në fund të qershorit. Prigozhin tha në atë kohë se grusht shteti nuk kishte për qëllim ndryshimin e qeverisë, por ishte i drejtuar kundër Shtatmadhorisë së Ushtrisë Ruse, të cilën ai e akuzoi për paaftësi në konfliktin në Ukrainë. sa/

foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR