Putin: Jemi krenarë që kemi pranuar katër rajone të mëparshme ukrainase në Rusi
- Moska është krenare që pranoi katër rajone të mëparshme ukrainase në Rusi, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin.
Moskë, 30 shtator 2025 (MIA) - Moska është krenare që pranoi katër rajone të mëparshme ukrainase në Rusi, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin.
Republikat popullore të Donjeckut dhe Luhanskit, si dhe rajonet Herson dhe Zaporozhje, votuan në një referendum në shtator të vitit 2022 për shkëputje nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë. Megjithatë, Ukraina, ashtu si shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare, i konsideron këto votime si të paligjshme, pasi ato u zhvilluan nën presion, në kushte lufte dhe pa vëzhgues ndërkombëtarë.
Autoritetet ukrainase pretendojnë se votuesit u kërcënuan dhe u detyruan të marrin pjesë, ndërsa Ukraina i hodhi poshtë votimet si të paligjshme dhe të manipuluara. Bashkimi Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, gjithashtu, nuk i njohin referendumet as vlefshmërinë e tyre ligjore.
Në një video fjalim të publikuar sot nga Kremlini, Putini e përshkroi rajonin si "atdhe i popullit rus", ku banorët e tij "në mënyrë të pavarur dhe të lirë zgjodhën t'i bashkohen Rusis".
"Bëmë atë që duhej dhe jemi krenarë për këtë. I mbështetëm vëllezërit dhe motrat tona në marrjen e vendimit të tyre të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm", tha Putini.
Ai shtoi se Rusia "i mbron interesat e saj themelore kombëtare, kujtesën dhe vlerat e përbashkëta, gjuhën ruse, traditat, kulturën dhe fenë, si dhe të drejtën e shenjtë për të nderuar veprat e paraardhësve të saj". qa/
Foto: EPA