Putin i jep lamtumirën Papa Françeskut
- Presidenti rus Vladimir Putin e kujtoi Papa Françeskun si “mbrojtës të vlerave më të larta të humanizmit dhe drejtësisë”, kumtoi Kremlini në kumtesën zyrtare me rastin e vdekjes së Papës.

Moskë, 21 prill 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin e kujtoi Papa Françeskun si “mbrojtës të vlerave më të larta të humanizmit dhe drejtësisë”, kumtoi Kremlini në kumtesën zyrtare me rastin e vdekjes së Papës.
Në kumtesën theksohet gjithashtu se Putin "kishte privilegjin të komunikonte me këtë njeri të jashtëzakonshëm në disa raste", duke kujtuar takimet e tij personale me Papën gjatë pontifikatës së tij.
Kremlini shtoi se presidenti rus "do të ruajë përgjithmonë kujtimin më të bukur për të". ls/
Foto: EPA