• e hënë, 30 dhjetor 2024

Putin: Ekonomia ruse ka luftuar me presionin e jashtëm

Putin: Ekonomia ruse ka luftuar me presionin e jashtëm

Moskë, 18 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot tha se gjendja ekonomike në vend në një sërë treguesish kyç është më e mirë se sa ishte parashikuar më parë.

Gjendja në ekonomi aktualisht është stabile dhe e balancuar, dhe në një numër treguesish kryesorë situata është shumë më e mirë se vlerësimet dhe parashikimet e mëparshme, tha Putin në një takim mbi projektbuxhetin federal për vitin 2024-2026.

Putin tha se, në kundërshtim me parashikimet negative, BPV mund të arrijë në 2.8 për qind në fund të vitit.

"Fillimisht ishte parashikuar një rënie e BPV-së, kështu që në muajin prill ishte parashikuar një rritje prej 1.2 për qind. Tashmë e kemi tejkaluar atë dhe rritja mund të arrijë në 2.5 dhe ndoshta edhe 2.8 për qind deri në fund të vitit", tha Putin.

Ai vuri në dukje se ekonomia ruse "ka luftuar presionin e jashtëm të paprecedentë dhe është rikuperuar plotësisht, me ç'rast BPV-ja ka arritur nivelin e vitit 2021".

"Në përgjithësi, tani mund të thuhet me siguri se faza e rimëkëmbjes së ekonomisë ruse ka përfunduar. Ne i kemi rezistuar presionit të jashtëm absolutisht të paprecedentë nga disa elita në pushtet në të ashtuquajturin bllok perëndimor, të cilin ne e quajmë armiqësor", tha Putin.

Ai tha se të ardhurat e buxhetit federal nga nafta dhe gazi në korrik dhe gusht janë afërsisht në nivelin e vitit të kaluar dhe vazhdojnë të rriten.

Presidenti rus obligoi qeverinë dhe Bankën Qendrore të marrin masa për të mbështetur valutën kombëtare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR