Putin e pranoi ftesën e Kim Xhon-un për vizitë në Korenë Veriore
- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhong-un ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në vendin e tij gjatë bisedimeve të tyre në Rusi, njoftuan mediat shtetërore mëngjesin e sotëm, me ç'rast pritet Kim të vazhdojë udhëtimin e tij me një vizitë në kapacitetet e prodhimit ushtarak.
- Post By Sara Ademi
- 08:16, 14 shtator, 2023
Moskë, 14 shtator 2023 (MIA) - Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhong-un ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në vendin e tij gjatë bisedimeve të tyre në Rusi, njoftuan mediat shtetërore mëngjesin e sotëm, me ç'rast pritet Kim të vazhdojë udhëtimin e tij me një vizitë në kapacitetet e prodhimit ushtarak.
"Putin e pranoi ftesën", publikoi Agjencia gazetareske qendrore koreane (KCNA), pa saktësuar se kur mund të mbahet vizita, transmetoi BTA.
Kim Xhon-un i ka thënë Putinit se takimi në Lindjen e Largët Ruse i ka ngritur lidhjet dypalëshe në një nivel të ri dhe e shprehu gatishmërinë e tij të nxisë marrëdhënie stabile të kahëzuara drejt të ardhmes në njëqind vitet e ardhshme.
Të dyja palët u dakorduan plotësisht ta përforcojnë bashkëpunimin strategjik dhe taktik përballë "kërcënimeve ushtarake, provokimeve dhe tiranisë së imperialistëve", transmetoi BTA.
Lideri i Koresë së Veriut i quajti prioritet të lartë marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë dhe premoi mbështetje të plotë për Putinin dhe qeverinë e tij në mes të luftës në Ukrainë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s