• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin e miratoi përbërjen e delegacionit rus në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të kryesuar nga Lavrov

Putin e miratoi përbërjen e delegacionit rus në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të kryesuar nga Lavrov

Moskë, 18 gusht 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin e ka miratuar përbërjen e delegacionit rus në seancën e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, të cilën do ta udhëheq ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

Në delegacion janë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sergej Vershinin, kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështjet Ndërkombëtare Grigorij Karasin, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB Vasilj Nebenzja, kryetari i Komitetit për Çështjet Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore Leonid Slucki dhe të tjerë, njoftoi TASS.

Në vitet e fundit, delegacioni rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së udhëhiqej nga ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ndërsa në vitin 2015 delegacioni drejtohej nga Putin.

Në vitin 2020, Putin iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme përmes video-lidhjes.

Në shtator, në Nju Jork do të fillojnë takimet e nivelit të lartë në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR