Putin: Dërgesa e raketave amerikane "Tomahavk" për Kievin do t'i shkatërrojë trendet pozitive mes Rusisë dhe SHBA-së
- Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se dërgesa e raketave amerikane "Tomahavk" për Kievin do t'i shkatërronte trendet pozitive që u paraqitën në rpaortet mes Rusisë dhe SHBA-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:28, 5 tetor, 2025
Moskë, 5 tetor 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se dërgesa e raketave amerikane "Tomahavk" për Kievin do t'i shkatërronte trendet pozitive që u paraqitën në rpaortet mes Rusisë dhe SHBA-së.
"Pati çështje lidhur me, për shembull, diskutimin për problemet me dërgesat e sistemeve të reja për armë, përfshirë edhe sistemet 'Tomahavk' me rreze të gjatë veprimi dhe saktësi të lartë dhe kështu me radhë. Tashmë thashë se kjo do të çojë drejt shkatërrimit të marrëdhënieve tona, së paku trendeve pozitive që u paraqitën në ato marrëdhënie", tha Putin në intervistë për televizionin "Rossija 1".
Putin paraprakisht deklaroi se nëse Kievi fillon të shfrytëzojë raketa "Tomahavk", kjo do t'i shkatërronte marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së.
Ai theksoi se përdorimi i këtyre raketave në Ukrainë do ë ishte e pamundur pa pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të trupave amerikane.
Paraprakisht, nënpresidenti i SHBA-së, XH.D. Vens për "Foks Njus" deklaroi se administrata e Trampit po e shqyrton mundësinë e dërgesës së raketave kryqëzuese "Tomahavk" në Ukrianë, por se vendimi përfundimtar është i presidentit amerikan. ab/
Fotо:МIА arkivi