Putin bisedoi në telefon me partnerët e tij para takimit të mundshëm me Trampin
- Presidenti rus, Vlladimir Putin bisedoi në telefon me kolegët e tij të mërkurën para samitit të mundshëm me presidentin amerikan, Donald Tramp.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:42, 8 gusht, 2025
Moskë, 8 gusht 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin bisedoi në telefon me kolegët e tij të mërkurën para samitit të mundshëm me presidentin amerikan, Donald Tramp.
Kremlini kumtoi se Putini i informoi presidentët e Uzbekistanit dhe Kazakistanit në telefon për bisedimet me përfaqësueisn e posaçëm të SHBA-së, Stiv Uitkof, të mërkurën. Dy kolegët e Putinit shprehën mbështetje për pëprjekjet diplomatike për përfundim të luftës në Ukrainë.
Sipas raportimeve në mediumet bjelloruse dhe kineze, presidenti rus bisedoi në telefon edhe me presidentin bjellorurs, Aleksandar Llukashemko dhe presidentin kinez, Si Xhinping.
SHBA-ja dhe Rusia nuk kumtuan kufrarë informata për atë se çfarë propozime dha Uitkof në Moskë për përfundim të konfliktit në Ukrainë.
Paraprakisht sot, mediumet italiane lajmëruan se Trampi e ka pyetur kryeministren italiane, Xhorxha Meloni nëse do të donte Roma të jetë nikoqire e takimit trilateral për luftën në Ukrainë. Fillimisht, presidenti amerikan propozoi që lideri ukrainas, Volodimir Zelenski, gjithashtu, të marrë pjesë në konsultime. Meloni u dakordua të jetë nikoqire e takimit, lajmëruan mediumet italiane, por përfaqësuesi rus sot për mediumet ruse deklaroi se takimi nuk do të mbahet në një vend-anëtar të BE-së, por në Turqi ose Emiratet e Bashkuara Arabe. Krahas kësaj, Putin refuzoi të obligohet për takim me Zelenskin, theksuan mediumet italiane. ab/