Putin beson se SHBA-ja po bën "përpjekje të sinqerta" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
- Presidenti rus Vlladimir Putin të hënën deklaroi se Qeveria amerikane po bën përpjekje të sinqerta për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar që Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore.
- Post By Ramize Qamili
- 16:08, 14 gusht, 2025
Moskë, 14 gusht 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin të hënën deklaroi se Qeveria amerikane po bën përpjekje të sinqerta për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar që Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore.
Në takimin në Kremlin me përfaqsues të lartë ushtarakë dhe civilë, Putin paralajmëroi se do t'i informonte ata rreth fazës së negociatave për Ukrainën me SHBA-në dhe bisedimeve dypalëshe me Kievin.
Presidenti rus thekson se Qeveria amerikane po bën përpjekje shumë energjike dhe të sinqerta për të ndaluar luftimet, për t'i dhënë fund krizës dhe për të arritur marrëveshje në interes të të gjitha palëve të përfshira në konflikt.
Putin tha se qëllimi i negociatave midis Moskës dhe Uashingtonit është të krijojë kushte të qëndrueshme për paqe midis vendeve tona, në Evropë dhe në të gjithë botën, e cila do të arrihet edhe përmes marrëveshjeve në fushën e kontrollit të armëve.
Rusia dhe SHBA-ja kanë bindshëm arsenalet më të mëdha të armëve bërthamore në botë.
Të dy presidentët do të takohen nesër në Alaskë. Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë publikoi se takimi do të përfshijë fillimisht bisedime tet-a-tet midis Putinit dhe Trampit, të ndjekura nga delegacionet që do të bashkohen në bisedime, ndërsa në fund është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp midis dy presidentëve. rq/
Foto: arkivi i MIA-s