• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pushtimi rus në Ukrainë është kërcënim për sigurinë e BE-së - vlerësojnë shumica e banorëve të Unionit

Pushtimi rus në Ukrainë është kërcënim për sigurinë e BE-së - vlerësojnë shumica e banorëve të Unionit

Bruksel, 2 shtator 2023 (MIA)  - Shumica e njerëzve në vendet e Bashkimit Evropian vlerësojnë se pushtimi rus në Ukrainë është kërcënim për sigurinë e Unionit, më së shumti në Suedi 95 për qind, ndërsa më pak në Bullgari 65 për qind, tregon analiza e portalit "Landgeist", e bazuar në të dhënat e Eurobarometrit të fundit. 

Më shumë se një vit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qytetarët në të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të pajtimit se pushtimi rus është rrezik për sigurinë në Evropë.

Përqindjë më të vogël të njerëzve të cilët vlerësojnë ashtu ka në Bullgari (63%) dhe në Rumani (69%). Në të gjitha vendet e tjera të BE-së, numri i tyre është mbi 70 për qind.

Në Poloni dhe Lituani 89 për qind mendojnë se lufta në Ukrainë është kërcënim për sigurinë e BE-së, ndërsa Holandë 90 për qind, Finlandë 91 për qind, Maltë 92 për qind dhe më së shumti në Suedi. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR