• e diel, 02 shkurt 2025

Punonjësit shëndetësorë në SHBA morën urdhër menjëherë ta ndërpresin bashkëpunimin me OBSH-në

Punonjësit shëndetësorë në SHBA morën urdhër menjëherë ta ndërpresin bashkëpunimin me OBSH-në

Uashington, 28 janar 2025 (MIA) - Autoritetet shëndetësore amerikane morën urdhër nga administrata e presidentit Donald Tramp menjëherë ta ndërpresin bashkëpunimin me Organizatën botërore të shëdnetësisë (OBSH).

Nëpunësi i Qendrave për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (CDC), Xhon Nkengasong, u dërgoi memorandum krerëve të lartë të agjencisë të dielën në mbrëmje, duke i infirmuar se të gjithë të punësuarit në agjenci të cilët bashkëpunojnë me OBSH-në dueht menjëherë ta ndërprejnëa të bashkëpunim dhe të "presin instruksione të mëtutjeshme".

Ekspertët thanë se supsendimi id rejtpërdrejtë është befasi dhe do t'i ngadalësojë hulumtimet dhe përpjekjet për t'u ndalur paraqitja e virusit Marburg dhe lija e majmunit nëA frikë, si dhe kërcënime të tjera në mbarë botën.

Ky vendim, gjithashtu, vjen derisa autoritetet shëndetësore në mbarë botën i ndjekin epidemitë e gripit të shpezëve mes kafshëve në SHBA.

Të punësuarve në CDC nuk u lejohet t'i vizitojnë zyrat e OBSH-së.

Tramp javën e kalaur dha urdhër ekzekutiv për fillim të procesit të tërheqjes së SHBA-së nga OBSH-ja, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë. Për braktisje të OBSH-së nevojitet miratimi nga Kongresi dhe SHBA-ja t'i përmbushë obligimet e veta financiare për vitin rrjedhës fiskal. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR