• e premte, 05 dhjetor 2025

Punonjësit e "Parqe dhe Gjelbërime" vazhdojnë me protestat, asgjë nga pagesa për pagën e shtatorit

Punonjësit e

Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Sindikata e pavarur e "Parqe dhe Gjelbërime" pasdite kumtoi se protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim për shkak që nuk u është bërë paga e shtatorit, edhe pse u ishte premtuar në takimin e sotëm me drejtorin e ndërmarrjes. 

"Paga për muajin shtator ende nuk u është paguar punonjësve në NP "Parqe dhe Gjelbërime" - Shkup. Kjo përfaqëson vazhdimin e një serie vonesash dhe injorimin e të drejtave themelore të punëtorëve, duke përfshirë pagat e papaguara për muajt e mëparshëm, shpërbilimin jubilar, pagat bonus, K-15 dhe sigurimin shëndetësorë. Protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim, derisa të përmbushet të paktën një nga objektivat e përcaktuara. Punëtorët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa sindikata mbetet e qëndrueshme në luftën për pagë më të mirë dhe trajtim të drejtë", theksojnë nga Sindikata. 

Sot, Sindikata kishte takim me drejtorin e ndërmarrjes, i cili, siç deklaroi kryetari i Sindikatës, Goran Risteski, u informua se pritet që gjatë ditës të transferohen para në llogarinë e ndërmarrjes dhe se do të paguhet paga e shtatorit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR