Puna në aeroportin e Frankfurtit ka filluar pjesërisht
- Komunikacioni në aeroportin e Frankfurtit ka rifilluar pjesërisht dy orë pasi të gjitha fluturimet dhe aterimet janë ndërprerë, për shkak të një sulmi nga aktivistët ekologjikë, deklaroi një zëdhënës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:14, 25 korrik, 2024

Frankfurt, 25 korrik 2024 (MIA) - Komunikacioni në aeroportin e Frankfurtit ka rifilluar pjesërisht dy orë pasi të gjitha fluturimet dhe aterimet janë ndërprerë, për shkak të një sulmi nga aktivistët ekologjikë, deklaroi një zëdhënës.
Pista e parë për aterim në aeroportin më të madh të Gjermanisë, përsëri është rihapur në orën 7:02, deklaroi zëdhënësi i aeroportit, duke shtuar se së shpejti pas kësaj është hapur edhe një pistë për aterim.
Trafiku ajror është ndërprerë mëngjesin e sotëm në aeroportin e Frankfurtit pas një sulmi të aktivistëve ekologjikë, të cilët janë “ngjitur” në asfalt, që solli deri në ndërhyrjen e policisë, kumtoi paraprakisht policia dhe administrata e aeroportit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s