• e martë, 24 dhjetor 2024

Punëtorët e ndërtimit në gjashtë muajt e parë të vitit kanë kontraktuar punë jashtë vendit në vlerë prej 198 milionë denarë

Punëtorët e ndërtimit në gjashtë muajt e parë të vitit kanë kontraktuar punë jashtë vendit në vlerë prej 198 milionë denarë

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) -  Gjatë periudhës janar - qershor të vitit 2023 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 198.286 mijë denarë, që është për 44.2 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës,në periudhën e lartëpërmendur, operativa ndërtimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore me vlerë të përgjithshme prej 89.310 mijë denarë, që është për 25.5 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Pjesa më e madhe e punëve të kontraktuara në gjashtë muajt e parë të vitit në vlerë të përgjithshme prej 163.695 milionë denarë duhet të realizohen në Gjermani, pasuar nga Mali i Zi me 15 milionë, Serbia me 11.042 milionë, Bullgaria me 5.651 milionë dhe Çekia me 2.898 milionë denarë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR