• e diel, 22 dhjetor 2024

Publikohet tenderi për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Publikohet tenderi për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Shkup, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Është publikuar tenderi për përzgjedhjen e realizuesit për seksionin e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar në Korridorin 8. Oferta mund të dorëzohen deri më 28 mars të vitit të ardhshëm. Për këtë seksion është në proces edhe përzgjedhja e inxhinierit mbikëqyrës dhe konsulentit për ndihmë teknike të investitorit (HRMV Infrastrukturë).

Seksioni i ri hekurudhor është projektuar në një gjatësi prej 23,4 kilometra, ndërsa do të ndërtohen edhe 22 tunela, përfshirë edhe një në vendkalimin kufitar), 52 ura/viadukte, si dhe stacione hekurudhore afër Kriva Pallankës dhe në fshatin Zhidollovë.

"Pritet që në tremujorin e parë të 2024 të zgjidhet një konsulent për ndihmë teknike, në tremujorin e dytë një inxhinier mbikëqyrës, ndërsa procedura e tenderit për përzgjedhjen e realizuesit do të përfundojë në tremujorin e tretë të 2024. Sipas kësaj dinamike, aktivitetet në terren do të fillonin në vitin 2025, për të cilën më shumë detaje do të ketë pas miratimit të planit dinamik të realizuesit", deklaruan për MIA-n nga HRMV Infrastrukturë.

Procedura e shpronësimit për këtë seksion është në vazhdim dhe deri më tani janë kryer 60 për qind, kryesisht në zonat rurale. Afati i ndërtimit, sipas tenderit, është pesë vjet.

Mjetet në vlerë prej 560 milionë euro si shumë e vlerësuar për këtë seksion tashmë janë siguruar, me grant prej 61 milionë euro nga komponenti IPA, 149 milionë euro nga VBIF dhe dy hua nga BERZH dhe BEI nga 175 milionë euro secial.

Në vitin e ardhshëm, HRMV Infrastrukturë paralajmëron se do të vazhdojë me punimet ndërtimore të cilat vijojnë në dy seksionet e pjesës lindore të Korridorit 8, në seksionin Kumanovë - Bellakovc dhe në Bellakovc - Kriva Pallankë.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe nga HRMV Infrastrukturë thonë se në dy seksionet e para të hekurudhës drejt Bullgarisë, punimet po zhvillohen në përputhje me planet dinamike të miratura të realizuesve Gjulermak dhe Strabag.

Pjesa Kumanovë deri në Bellakovc është ndërtuar mbi 45 për qind dhe sipas kësaj dinamike, Ministria e Transportit pret të lëshohet për qarkullim në tetor të vitit të ardhshëm.

"Për fazën e dytë nga Bellakovci deri Kriva Pallankë përparimi i punëve është mbi 18 për qind, aty realizuesi i ka tejkaluar të gjitha sfidat dhe sipas afatit të dakorduar, presim të përfundojë në shkurt të vitit 2026", deklaruan për MIA-n nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Investimi për dy fazat e para është rreth 200 milionë euro.

Grupi punues për pjesën perëndimore hekurudhore nga Korridori 8

Për ndërtimin e pjesës perëndimore të hekurudhës të Korridorit 8, u formua komision punues, i cili punon në procedurat për ndërtimin edhe të kësaj pjesë të hekurudhës.

U planifikua të realizohet në dy faza, nga Kërçova deri Strugë dhe nga Struga deri në kufirin me Shqipërinë.

"Në këtë moment komisioni punon në aplikacionin për grant mjete deri te KONEKTA, të cilat do të nevojiten që të bëhet revizioni i projektit themelor, informojnë nga Ministria e Transportit. MF punon në negociata me institucione ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të këtij korridori perëndimor", njofton Ministria resore.

Tre pjesët e projektuara në krahun lindor të Korridorit 8 janë me gjatësi të përgjithshme prej 89 kilometrave (nga Kumanova deri në Bellakovc 31 kilometra, nga Bellakovci deri Kriva Pallankë 34 dhe nga Kriva Pallanka deri në kufi me Bullgarinë 24 kilometra). Hekurudha e projektuar e krahut perëndimor nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë është 63 kilometra. ls/bsh/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR