Publikohet agjenda e mbledhjes së nesërme të përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Prishtinë
- Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasditen e sotme ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet nesër në Prishtinë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:47, 17 nëntor, 2024

Prishtinë, 17 nëntor 2024 (MIA)- Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasditen e sotme ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet nesër në Prishtinë.
Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina nga ora 10:30 deri në orën 10:45 pritet arritja e delegacioneve, më pas edhe e kryeministrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski.
Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryetarët e dy qeverive pritet të kenë takim bilateral nga ora 11:20 deri në orën 11:50.
Pas këtij takimi do të vijojnë takime bilaterale mes ministrave (kolegëve) nga dy qeveritë dhe më pas do të mbahet mbledhje ndërqeveritare, pas çka në orën 13 e 30 minuta do të nënshkruhen marrëveshjet e planifikuara.
Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti dhe Mickoski është paraparë të mbahet në orën 13:45, pas së cilës agjenda do të mbyllet me një drekë zyrtare.
Foto: arkivi i MIA-s