PTHP- Shkup vepron në lidhje me një vepër të mundshme penale që lidhet me situatën e mbeturinave në Shkup
- Prokuroria Themelore Publike në Shkup tashmë po ndërmerr veprime për të siguruar prova për një vepër të mundshme penale që lidhet me situatën me mbeturinat në Shkup.
- Post By Ramize Qamili
- 16:08, 21 tetor, 2025
Shkup, 21 tetor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup tashmë po ndërmerr veprime për të siguruar prova për një vepër të mundshme penale që lidhet me situatën me mbeturinat në Shkup.
Siç informon PTHRMV-së, prokurori publik ka lëshuar urdhra për MPB dhe organet e tjera kompetente për veprime dhe inspektime urgjente në lidhje me punën e NP "Higjiena Komunale".
Janë dorëzuar kërkesa deri tek shërbimet inspektuese komunale për të kryer mbykëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme dhe për të përcaktuar gjendjen momentale.
Qeveria paraprakisht kumtoi se e ka obliguar Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Komunal, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik, të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në Qytetin e Shkupit dhe Higjienën Komunale me qëllim përcaktimin e situatës me mbeturinat në kryeqytet dhe marrjen e masave përkatëse.
"Situata është alarmante dhe megjithëse kompetenca është e Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë sipas konkluzave të Qeverisë", bëhet e ditur në kumtesën e dërguar nga shërbimi për informim i Qeverisë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s