• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Protestuesit në Kan Junis i bënë thirrje Hamasit dhe Izraelit që ta ndërpresin luftën

Protestuesit në Kan Junis i bënë thirrje Hamasit dhe Izraelit që ta ndërpresin luftën

Kan Junis, 25 janar 2024 (MIA) - Banorët e Rripit të Gazës sot në qytetin Kan Junis kanë dalë në protesta kundër luftës mes Izraelit dhe organizatës islamike palestineze Hamas. 

Dëshmitarët për DPA-në deklaruan se dhjetëra njerëz morën pjesë në një tubim në qytetin jugor, ndërsa gazeta izraelite Haarec raportoi se kishte qindra pjesëmarrës.

Njerëzit u bënë thirrje të dyja palëve që ta ndalin luftën.

Sipas raportit, palestinezët i kanë bërë thirrje presidentit Benjamin Netanjahu dhe liderit të Hamasit në Gazë Jahja al-Sinvar për armëpushim.

DPA thekson se informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. qa/

Foto: "X" skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR