• e premte, 05 dhjetor 2025

Protestuesit në Jerusalem kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite

Protestuesit në Jerusalem kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite

 Jerusalem, 3 shtator 2025 (MIA) - Në disa vende në Jerusalem, përfshirë rezidencën e Kryeministrit, përpara Knesetit, përpara Bibliotekës Kombëtare dhe përpara shtëpisë së ministrit të Çështjeve Strategjike sot u mbajtën protesta në të cilat protestuesit kërkuan lirimin e të gjithë 48 qytetarëve izraelitë të mbajtur peng nga Hamasi.

Protestuesit pranë rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dogjën kontejnerë dhe goma, u barrikaduan në çatinë e Bibliotekës Kombëtare Izraelite dhe bllokuan Autostradën 431. Ata përpara shtëpisë së Ron Dermer  mbajtën banderolë - "48 pengje, Dermer 0", duke aluduar në faktin se ministri nuk ka liruar asnjë peng izraelit që kur mori detyrën.

 Lideri i partisë opozitare Ka Ardhmëri (Jesh Atid), Jair Lapid dënoi sulmet me zjarrvënie në Jerusalem, por siç postoi në rrjetet sociale, ai dënoi "qeverinë që i la pengjet të vdisnin në Gazë".

 Policia izraelite dënoi incidentet, duke vënë në dukje se "e drejta për të protestuar nuk jep të drejtën për të djegur prona, për të shkaktuar dëme ekonomike dhe shëndetësore për publikun".

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR