• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestuesit antiushtarak ndërprenë Blinkenin në fjalimin para komitetit të senatit për buxhet

Protestuesit antiushtarak ndërprenë Blinkenin në fjalimin para komitetit të senatit për buxhet

Uashington, 31 tetor 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken dhe ministri i Mbrojtjes Lojd Ostin, në emër të administratës së presidentit Xho Bajden, sot kërkuan nga Kongresi të lejojë shpërndarjen e miliarda dollarëve të reja për Ukrainën dhe Izraelin, ndërsa debati para Komitetit të senatit për buxhet vazhdimisht  ishte ndërprerë nga protestuesit të cilët i akuzuan autoritetet amerikane  për mbështetje të "gjenocidit" ndaj palestinezëve në Gaza.

Blinken dhe Ostin para komitetit thanë se Shtëpia e Bardhë dëshiron 106 miliardë dollarë për zbatimin e planeve ambicioze lidhur me Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë e kufijve të SHBA-së. Argumenti i tyre kryesor ishte se mbështetja për aleatët e Uashingtonit është kyç për sigurinë kombëtare amerikane.

Të dy ministrat theksuan se 61,4 miliardë dollarë janë destinuar për Kievin, me ç'rast me pothuajse gjysmën prej tyre do të mbushen rezervat amerikane me armë. Mjetet tjera përfshijnë 14,3 miliardë dollarë për Izraelin, nëntë miliardë dollarë për ndihmë humanitare për Izraelin dhe Gazën dhe katër miliardë dollarë për aktivitete të lidhura me kundërshtimin e fuqisë së rritur të Kinës në Azi.

Menjëherë pas fillimit të seancës, një grup protestuesish në një nga radhët e sallës ngritën duart e lyera me ngjyrë të kuqe në shenjë proteste kundër veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza.  Më vonë policia e Kapitollit i nxorri jashtë, ndërsa duke u larguar protestuesit brohoritën "Armëpushim i menjëhershëm!" dhe "Mbroni fëmijët e Gazës!".

Blinken para komitetit se ndihma e SHBA për Ukrainën e ktheu pushtimin rus në një "dështim strategjik". Theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes ushtarake për Izraelin, si dhe ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza.

Megjithatë, duket se ende nuk është e sigurt se ky plan financiar i presidentit Bajden do të shtyhet, shënojnë mediat amerikane. Demokratët janë të vendosur prapa strategjisë së presidentit për të kombinuar ndihmën për Ukrainën me atë për Izraelin, por republikanët në Kongres janë të ndarë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR