• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Protesta të mëdha në Jemen pas sulmit amerikano-britanik ndaj Huthëve

Protesta të mëdha në Jemen pas sulmit amerikano-britanik ndaj Huthëve

Sana, 12 janar 2024 (MIA) - Dhjetëra mijëra jemenë janë tubuar sot në disa qytete për të dëgjuar liderët e tyre se si dënojnë sulmet e SHBA-së dhe Britanisë në vendin e tyre në përgjigje të një sulmi të Huthëve ndaj anijeve në Detin e Kuq.

SHBA dhe Britania e Madhe herët në mëngjes kanë kryer dhjetëra sulme ajrore mbi objektivat ushtarake të Huthëve.

"Sulmet e juaja ndaj Jemenit janë terrorizëm", tha Mohamed Ali Al-Huthi, anëtar i Këshillit të politikës së lartë të huthëve, duke folur për SHBA-në.

"Nuk i sulmuam brigjet e Amerikës, as nuk shkuam në ishujt amerikanë, as nuk i sulmuam. Sulmet tuaja ndaj vendit tonë janë terrorizëm. Ata janë terrorist dhe janë të aftë për të gënjyer popullatën botërore, por vetëdija e popullit jemenë është ndryshe", tha Al-Huthi.

Demonstruesit në kryeqytetin Sana kanë shkelur flamurin izraelit dhe atë amerikanë.

Qeveria e jemenëve e njohur ndërkombëtarisht tha gjithashtu se sulmet ishin si përgjigje e sulmeve të vazhdueshme militante ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

Qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite shtoi se Huthët mbajnë përgjegjësi për tërheqjen e Jemenit në konfliktin.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder, tha se SHBA nuk planifikonte të dorëzoj forca shtesë në rajon dhe se më herët sulmet ndaj objektivave të Huthëve kishin "rezultate të mira".

"Do të vazhdojmë ta ndjekim situatën dhe dhe siç ka thënë dhe presidenti dhe ministri i Mbrojtjes do të vazhdojmë dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme", tha Rajder. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR