• e diel, 22 dhjetor 2024

Protesta në Holandë kundër ndotjes industriale

Protesta në Holandë kundër ndotjes industriale

Hagë, 9 shtator 2023 (MIA) - Policia holandeze përdori topa me ujë në protestën e ndaluar të aktivistëve nga Kryengritja kundër zhdukjes (Extinction Rebellion), të cilët e bllokuan autostradën A12 në afërsi të Hagës.

Grupi paralajmëroi se ky është fillimi i protestave të përditshme dhe bllokadës "së vazhdueshme".

Aktivistët nga Kryengritja kundër zhdukjes, Grinpis (Greenpeace) dhe organizata të tjera ekologjike e depërtuan barrierën policore dhe u ulën në autostradën 112. Ata paralajmëruan se atje do të mbeten derisa nuk hiqen subvencionet shtetërore prek miliarda eurove të dhëna industrive të cilat prëdorin naftë, thëngill dhe gaz.

Ata paralajmëruan se temperaturat ekstreme të matura verës në mbarë botën janë simbol i të ardhmes nëse nuk eliminohet përdorimi i derivateve fosile.

Në raportin e publikuar më 4 shtator ceket se Qeveria holandeze shpenzon 37,5 milairdë euro në vit për subvencione për industritë të cialt përdorin derivate fosile, posaçërisht ndërtimtaritë e anijeve.

Ministri holandez për klimë dhe energji, Rob Jeten, pranoi se vendi duhet t'i ndërprejë subvencionet, por nuk ofroi ndonjë afat përfundimtar.

Raporti u bën thirrje deputetëve të fillojnë gradualisht t'i heqin subvencionet para zgjedhjeve holandeze të cilat janë caktuar për më 22 nëntor. ab/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR