• e premte, 20 dhjetor 2024

Protesta në disa qytete të SHBA-së kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin

Protesta në disa qytete të SHBA-së kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin

Uashington, 25 shtator 2024 (MIA) - Në disa qytete amerikane u mbajtën protesta kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin, ndërsa aktivistët paqësor kërkuan embargo për eksport të armëve në Izrael, njoftuan sot mediat amerikane.

Mediat britanike transmetojnë se dhjetëra demonstrantë mbrëmë u mblodhën në sheshin Herald në Nju-Jork duke mbajtur pankarta ku shkruante "Duart jashtë Libanit tani" dhe "Nuk do të kemi luftë izraelito-amerikane në Liban".

Demonstrantët brohorisnin "Duart larg Lindjes së Mesme", "Palestina e lirë", Bajdeni, Harisi, Trampi dhe Bibi - askush nuk është i mirëseardhur në qytetin tonë".

Një protestë më e vogël me sllogane dhe pankarta mbrëmë u mbajt pas motit me shi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

"Sulmet izraelite në Liban, rrethimi i vazhdueshëm dhe gjenicidi në Gaza janë mundësuar me sasi të mëdha të bombave, raketave dhe aeroplanëve luftarak të siguruar nga qeveria amerikane", citoi koalicioni ANSWER, i cili bën përpjekje për ndërprerjen e luftës dhe theksoi se protestat ishin organizuar edhe në qytete tjera amerikane - San Francisko, Sietëll, San Antonio dhe Feniks.

Izraeli pretendon se veprimet e tij janë akt i vetëmbrojtjes kundër grupeve militante, siç është Hamasi dhe Hezbollahu, ndërsa SHBA e ruan mbështetjen për aleatin e saj gjatë konfliktit në Lindjen e Mesme edhe krahas kritikave vendore dhe ndërkombëtare, transmetojnë mediat britanike. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR