• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Protesta me traktorë të fermerëve gjermanë, bllokada në të gjithë vendin

Protesta me traktorë të fermerëve gjermanë, bllokada në të gjithë vendin

Berlin, 8 janar 2024 (MIA) - Bllokada në autostrada, kolona makinash, rrëmujë trafiku. Në Gjermani kanë nisur mëngjesin e sotëm protestat e fermerëve kundër heqjes së subvencioneve.

Siç shkruan Dojçe Vele, sot praktikisht nuk do të ketë asnjë pjesë të Gjermanisë që do të funksionojë normalisht. Do të ketë mijëra traktorë në rrugë – në atë që fermerët gjermanë po e quajnë protesta më e madhe në histori.

Lista e qyteteve dhe autostradave, bllokada e të cilave paralajmërohet është e gjatë. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që sot të përdorin transportin hekurudhor dhe të heqin dorë nga vozitja.

Punëdhënësit po i udhëzojnë njerëzit të punojnë nga shtëpia aty ku është e mundur, dhe shkollat ​​do të arsyetojnë mungesat e fëmijëve. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR