Protesta anti-izraelite në disa vende të botës
- Në Teheran të Iranit si dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, si dhe në Malajzi dhe Korenë e Jugut sot ka pasur protesta për shkak të sulmit izraelit ndaj Iranit.
- Post By Fami Bajrami
- 19:57, 20 qershor, 2025
Teheran, 20 qershor 2025 (MIA) – Në Teheran të Iranit si dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, si dhe në Malajzi dhe Korenë e Jugut sot ka pasur protesta për shkak të sulmit izraelit ndaj Iranit.
Pas lutjeve të së premtes, mijëra njerëz dolën në rrugët e Teheranit duke brohoritur në mbështetje të liderëve të Republikës Islamike dhe duke valëvitur flamuj iranianë dhe të Hezbollahut.
"Do të sakrifikoj jetën time për liderin tim", shkruhej në njërën nga pankartat, duke aluduar në liderin suprem të Iranit, ajatollah Ali Hamnei.
Qindra mbështetës të grupit proiranian Hezbollah u mblodhën në rrugët e kryeqytetit libanez, Bejrut në shenjë solidariteti me Iranin. Ata brohorisnin “Vdekje Izraelit, SHBA-së dhe presidentit Donald Tramp”. Ata valëvitnin flamuj të Hezbollahut, si dhe flamuj iranianë dhe palestinezë.
Gjatë tubimit, dronë izraelitë kalonin mbi Bejrut.
Dhjetëra mijëra irakianë protestuan sot në disa qytete irakiane, përfshirë edhe Bagdadin, kundër sulmit të Izraelit ndaj Iranit fqinj dhe kërkuan që qeveria irakiane t'i ndalojë Izraelit përdorimin e hapësirës ajrore irakiane për sulme. Demonstratat u organizuan me ftesë të liderit me ndikim shiit irakian Muktada al-Sadr.

Mijëra mbështetës të Huthëve, madje sot protestuan në kryeqytetin Sana të Jemenit në shenjë solidariteti me popullin iranian, liderin e Huthëve, ku Abdul-Malik al-Huti premtoi mbështetje të plotë për Iranin dhe Rripin e Gazës në përgjigje të operacioneve ushtarake izraelite. Ai paralajmëroi sulme me raketa ndaj Izraelit, si dhe se Huthët do të vazhdojnë me operacionet e tyre detare.
Edhe përpara ambasadës izraelite në Kuala Lumpur të Malajzisë u organizua protestë kundër sulmit izraelit ndaj Iranit.

Protesta ka pasur edhe përpara ambasadës izraelite në Seul të Koresë së Jugut. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej "Jo sulmit të Izraelit ndaj Iranit".
foto: EPA