• e hënë, 01 korrik 2024

Protestë propalestineze në Londër

Protestë propalestineze në Londër

Londër, 28 tetor 2023 (MIA) - Mijëra demonstrues propalestinezë filluan të tubohen në Londër në protestë, ku kërkojnë ndërprerje të sulmeve izraelite ndaj Gazës, njoftoi Bi-Bi-Si.

Fundjavën e kaluar 100.000 njerëz kanë dalë në rrugë në kryeqytetin anglez, duke kërkuar ndërprerje të bombardimeve në Gazë, ndërsa policia pret përsëri numër të njëjtë.

Priten tubime edhe në qytete tjera në Britaninë e Madhe, duke përfshirë Mançesterin dhe Glazgouin.

Forcat e sigurisë njoftuan se janë sistemuar më shumë se 1.000 policë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR