Protestë para rezidencës së Netanjahut
- – Policia izraelite i shpërndau protestuesit të cilët protestonin para rezidencës private të kryeministrit Benjamin Netanjahu në Jerusalem më shumë se 24 orë, duke kërkuar marrëveshje për shkëmbim të pengjeve.
- Post By Fitore Curri
- 09:48, 17 shtator, 2025
Jerusalem, 17 shtator 2025 (MIA) – Policia izraelite i shpërndau protestuesit të cilët protestonin para rezidencës private të kryeministrit Benjamin Netanjahu në Jerusalem më shumë se 24 orë, duke kërkuar marrëveshje për shkëmbim të pengjeve.
Protestuesit, në mesin e të cilëve kishte edhe familje të pengjeve, planifikuan të mbeten edhe një natë që të protestojnë kundër ofensivës së fundit tokësore të armatës izraelite në Gazë, njoftoi “Tajms of Izrael”.
Xhirimet nga vendi i ngjarjes tregojnë si policë nga policia kufitare i largojnë protestuesit nga trotuari në afërsi të shtëpisë së Netanjahut.
Protestuesit mbërritën dje në rezidencën e Natanjahut dhe mbajtën konferencë për media nga rruga.
Policia vendosi tenda rreth rrethojës së kompleksit. fc/
Foto: EPA