Protestë para ndërtesës së Qeverisë malazeze, protestuesit brohoritnin "turqit jashtë"
- "Turqit jashtë" dhe "Nuk ka migrantë" brohoritnin protestuesit mbrëmë para Qeverisë malazeze në Podgoricë, pasi një grup të huajsh të dielën goditën me thikë një të djal të ri vendas.
Podgoricë, 29 tetor 2025 (MIA) - "Turqit jashtë" dhe "Nuk ka migrantë" brohoritnin protestuesit mbrëmë para Qeverisë malazeze në Podgoricë, pasi një grup të huajsh të dielën goditën me thikë një të djal të ri vendas.
Prokurorët publikuan se për shkak të incidentit janë arrestuar një shtetas i Turqisë dhe i Azerbejxhanit.
Demonstrantët brohoritnin "Nuk do të pranojmë emigrantë" dhe "Turqit nuk do të ecin nëpër qytet" dhe mbanin pankarta ku shkruhej "Mbrohemi nga migrimi i mëtejshëm, goditjet me thikë, përdhunimet, pushtimi!".
Drejtori i policisë malazeze, Lazar Shqepanoviq, deklaroi në televizionin publik se policia do të sigurojë paqe dhe siguri në territorin e gjithë vendit.
Incidenti i së dielës shkaktoi një valë dhune, ku edhe u shemb një restorant në pronësi të një shtetasi turk dhe iu vu flaka një automjeti në një sallon të hapur të drejtuar nga një kompani turke.
Në qytetin malazez Tivari mbrëmë u shembën dy bare në pronësi të shtetasve turq. Shumica e bareve në Podgoricë në pronësi të shtetasve turq u mbyllën dje.
Policia publikoi se tetë persona janë arrestuar në Podgoricë për vepra penale me elemente të nxitjes së urrejtjes dhe dhunës kombëtare dhe fetare.
Qeveria malazeze të hënën miratoi vendim për pezullim rë përkohshëm të regjimit pa viza për qytetarët e Turqisë.
Në Malin e Zi, i cili ka rreth 623 mijë banorë, rreth 100 mijë të huaj kanë qëndrim të përhershëm, nga të cilët rreth 14 mijë janë turq. ls/
Foto: Skrinshot Jutjub i CMD-së