• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë në Prishtinë në mbështetje të qeverisë dhe kundër opozitës dhe analistëve

Protestë në Prishtinë në mbështetje të qeverisë dhe kundër opozitës dhe analistëve

Prishtinë, 13 gusht 2023 (MIA) - Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë në mbështetje të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Marshi ishte organizuar nga Albert Shabani nga Skenderaj dhe ka nisur rreth orës 14:00.

Qytetarët mbanin flamur kombëtarë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesmarrësit përmes disa pankartava kanë bërë thirrje për opozitën që të jetë më konstruktive në Kuvend. Ata me slogane në duar kërkuan nga opozita “që ta mbështesin qeverinë, e jo Serbinë”. 

“Ftojmë opozitën që të jetë konstruktive në Parlament dhe jashtë tij në mbështetje të shtetit dhe sovranitetit, pushteti merret me vota, jo me grushta”, “Të sillen para gjyqi të gjithë analistët që janë kundër shtetit të Kosovës”, janë disa nga thirrjet e protestuesve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR