• e diel, 22 dhjetor 2024

Protestë masive para Parlamentit grek në Athinë për shkak të fatkeqësisë hekurudhore

Protestë masive para Parlamentit grek në Athinë për shkak të fatkeqësisë hekurudhore

Athinë, 5 mars 2023 (MIA) Mijëra qytetarë sot u tubuan para Parlamentit grek në qendër të Athinës, për ta shprehur protestën e tyre për fatkeqësinë hekurudhore në të cilën jetën e humbën 57 persona, por edhe t'i nderojnë të vdekurit, tubim i cili përfundoi me incidente.

Një grup personash të maskuar u shkëput nga protestuesit e tjerë dhe u përplas me policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shok bomba.

 

Protesta filloi qetë dhe ishte masiv, i organizuar nga të punësuarit në hekurudhë, me mbështetjen e sindikatave, shoqatat studentore, organizatat e shoqërisë civile.

Protestuesit, në ajër lëshuan balona të zinj për të shprehur respekt për të vdekurit në fatkeqësi.

Protesta, përveç në Athinë, pati edhe në Selanik.

Fatkeqësia hekurudhore që ndodhi mbrëmjen e së martës dhe është një nga më të mëdhenjtë në Greqi në 50 vitet e fundit, shkaktoi reagime të dhunshme tek qytetarët të cilët organizojnë vazhdimisht protesta.

Në të njëjtën kohë, shefi i stacionit hekurudhor në Larisa, i cili u arrestua për aksidentin dhe përplasjen e dy trenave ku humbën jetën 57 persona, u soll dje para gjyqtarit hetues, ai kërkoi dhe mori edhe një ditë për përgatitje dhe pritet të dëshmojë sot.

I arrestuari akuzohet ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia dhe avokati i tij, tha për mediat greke se 59-vjeçari ka bërë një gabim, merr përgjegjësinë, por vetëm për pjesën që i përket.

QËNDRONI TË LIDHUR