Protestë më masive kundër Ligjit për amnisti në Spanjë, në Madrid u mblodhën rreth 170.000 persona
- Rreth 170.000 njerëz sot marshuan nëpër rrugët e Madridit në protestën deri tani më masive kundër ligjit për amnisti të separatisteve katalonas për të cilën u dakorduan socialistët spanjollë dhe partitë separatiste katalonase dhe baske në këmbim të mbështetjes për formimin e qeverisë së re.
- Post By Fami Bajrami
- 17:50, 18 nëntor, 2023

Madrid, 18 nëntor 2023 (MIA) - Rreth 170.000 njerëz sot marshuan nëpër rrugët e Madridit në protestën deri tani më masive kundër ligjit për amnisti të separatisteve katalonas për të cilën u dakorduan socialistët spanjollë dhe partitë separatiste katalonase dhe baske në këmbim të mbështetjes për formimin e qeverisë së re.
Deri te protestat erdhi vetëm dy ditë pasi kryeministri socialist spanjoll Pedro Sançez fitoi një mandat të ri katërvjeçar me mbështetjen e katalonasve dhe baskëve.
Mediat britanike bëjnë të ditur se në marshin e organizuar nga grupe qytetarësh, kanë marrë pjesë edhe liderë të opozitës.
Amnistia do të përfshijë rreth 400 persona të përfshirë në fushatën për pavarësi të Katalonjës e cila kulminoi me referendum për pavarësi në vitin 2017.
Njëherësh, gjykatat spanjolle këtë referendum e shpallën joligjor, ndërsa liderët e tyre i burgosën.
Foto: EPA