• e premte, 20 dhjetor 2024

Protestë e opozitës në Tiranë, e porositën Ramën të ikë

Protestë e opozitës në Tiranë, e porositën Ramën të ikë

Tiranë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Me këndimin e himnit nacional, opozita e bashkuar e filloi protestën e sontme masive, para qeverisë në Tiranë, nën moton "O sot o kurrë", ku morën pjesë anëtarë, ithtarë dhe qytetarë nga të gjitha pjesët e vendit.

Protesta ishte thirrur nga ithtarët e Sali Berishës, që është krahu më i madh i Partisë demokratike, i njohur si "Rithemelimi i PD-së". Në të njejtën nuk ishin ithtarët e Lulzim Bashës, i cili zyrtarisht sipas regjistrit gjyqësor është lider i partisë.

Sekretari i prëgjithshëm i "Rithemelimit të PD-së", Flamur Noka, porositi se ky është çast historik për opozitën dhe pranverë e re shqiptare.

"Do të mbahet mend gjatë kjo ditë, do të mbahet mend gjatë ky moment, jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë projektin më të errët që i është vënë vendit në këto 33 vite, planin e Ramës për asgjësimin e opozitës. Një personi që po synon prej 11 vitesh, që ka kapur çdo zyrë shteti e pushteti. Që ndan pasuritë e vendit si torta festive që është në krye të çdo afere. Qe udhëton si sheik me avion, të paguar nga taksat tuaja. Që bën një kopsht këtu mbrapa (kryeministrisë) 4 mln euro, të gjitha me paratë tuaja. Për tekat e tij personale. E pa sot me këtë vërshimin tuaj. Ky person është i vetmi që është i palumtur sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën. Të shkatërronte atë që i prishte ëndrrën për mbretërim. Ne jemi sot për t’i thënë atij se atë përfundim do të kesh, aty përfundoi pa lavdi si ndëshkim që do të të japë populli që tradhtove e shpërfille dhe e zhytë në tradhti. Ne jemi sot për t’i thënë se do të përcaktojmë fundin tënd. Në këtë shesh janë dëshmitarë që ti do të humbësh. Di të nisë një periudhë e keqe e rëndë, sepse ti Edi Rama do të japësh llogari për çdo vend që iu ke vjedhur qytetarëve për çdo pasuri që iu ke rrëmbyer atyre. Për vuajtjet që iu ke shkaktuar shumë njerëzve dhe familjeve për të cilat je vetëm ti përgjegjës. Sot jemi për ti thënë se pushteti nuk është tij, por i njerëzve. Nuk do të dalë dot kurrë mbi pushtetin e njerëzve asnjë institucion që ti drejton. Ne jemi më të bashkuar se kurrë… Kjo është pranvera shqiptare, motra dhe vëllezër që ne nuk ndalemi derisa t’i sigurojmë vendit tonë votën e lirë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e ndershme ne do t’i fitojmë. Ju jeni pushteti, ju jeni shumica, ju jeni zemra, ju do jepni ditore", u shpreh Noka gjatë fjalës së tij.

Edhe folësit e tjerë me një sërë akuzash drejtuar kryeministrit Rama duke porositur se "sot popullin e solli në shesh është kryengritja kundër Edi Ramës dhe dëshira për t'u rrëzuar regjimi i tij diktatorial".

Me ovacione u përshëndet Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak, ndërsa përmes porosisë së xhiruar iu drejtua demonstruesve, edhe njëherë duke i quajtir uragan.

Pas fjalës së tij në oborrin e qeverisë u hodhën bomba tymi dhe kokteje molotovi ndërkaq pati edhe tentim për t'u depërtuar kordoni policor, u rrëzua rrethoja mbrojtëse, pas çka u rrit dukshëm numri i nëpunësve policorë.

Kjo është protesta e parë nacionale pas disa muajve. Për sigurinë ishin angazhuar mbi 1.100 policë, si dhe pjesëtarë të njësive speciale policore dhe të armatës si dhe Garda kombëtare. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR