• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozohen procedura më të thjeshtëzuara për instalimin e centraleve fotovoltaike

Propozohen procedura më të thjeshtëzuara për instalimin e centraleve fotovoltaike
Shkup, 30 gusht 2022 (MIA) - Qeveria sot në seancën e 75-të e shqyrtoi dhe e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, i cili do të dorëzohet në procedurë kuvendore me procedurë të shkurtuar. "Ndryshimet dhe plotësimet janë rezultat i Punës së përkushtuar të Qeverisë, në lehtësimin e pasojave nga kriza energjetike, duke krijuar mjedis për qytetarët dhe bashkësinë e biznesit të mund të vendosin elektrocentrale më kushte më të shpejta dhe më të volitshme fotovoltaike për prodhimin e rrymës", theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, duke e sqaruar projektligjin, apeloi tek të gjithë deputetët që të përfshihen në mënyrë proaktive për të sjellë ndryshimet në Ligjin për Ndërtesat, për të kaluar ndryshimin në ndihmë të qytetarëve. Ndryshimet e propozuara, të miratuara sot nga Qeveria, parashikojnë që termocentralet fotovoltaike të mund të instalohen në objekte në pronë individuale deri në 6 kilovat dhe nga ana e të gjitha subjekteve konsumator-prodhues deri në 40 kilovat. Ligji i ri, parashikon thjeshtëzim të procedurave dhe kyçe është që qytetarët nuk do të kenë nevojë për zgjidhje nga komuna për vendosjen e centraleve fotovoltaike. Me këtë zgjidhje të propozuar, qëndron në kumtesë, Qeveria i del në ndihmë sektorit të biznesit dhe qytetarëve, duke e ndihmuar sektorin vendor elektro energjetik. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR