• e enjte, 28 mars 2024

Propozim-ndryshimet e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d me flamur evropian arritën në Kuvend

Propozim-ndryshimet e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d me flamur evropian arritën në Kuvend

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Pesë propozim-ligje me flamur evropian të propozuara nga Qeveria që i përkasin ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d kanë arritur në Kuvend. Siç është publikuar në ueb-faqen e shtëpisë ligjvënëse, këto pesë propozim-ligjet janë vendosur në seancën e 115-të plenare të caktuar për të mërkurën në ora 11.

Bëhet fjalë për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, të Ligjit për shpronësim, Ligjit për planifikim urbanistik, Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukuror (aksi Tetovë - Gostivar - Bukojçanë dhe projekti për autostradë Trebenishtë - Strugë - Qafëthanë) dhe Korridori 10d (aksi në autostradën Prilep - Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.      

Siç mund të shihet në ueb-faqen e Kuvendit, në elaborimet e të gjitha ndryshimet e ligjeve të propozuara, pjesa pesë, gjegjësisht pika 5 e titulluar si: "kontrollim i rregullativave nga sisteme tjera juridike dhe harmonozimi i propozimit Ligjit për të drejtën e Bashkimit Evropian" është i zbrazët.

Nëse të mërkurën në seancë plenare kalojnë filtrin e parë për nevojën e procedurës së shkurtuar, me shumë gjasa do të gjenden në Komisionin parlamentar për çështjet evropiane.

Koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së dhe kryetari i Komisionit parlamentar për çështje evropiane, Arbër Ademi, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se do t'i përmbahet rregullores dhe shpreson që opozita të mos e pengojë procedurën.

"Unë jam një nga kryetarët e trupave punues që gjithmonë kam thirrur seancë për çdo pikë kur Plenumi më ka kërkuar që të thërras seancë të tillë. Nëse në një seancë plenare shumica e deputetëve do të vendosin për shqyrtimin e këtyre projektligjeve, sigurisht që menjëherë do ta thërrisja seancën e Komisionit", tha Ademi.

Sipas deputetit të LSDM-së, Mile Taleski, projektligjet që hyjnë në procedurë parlamentare përmirësojnë efikasitetin në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike në vend. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR