• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozim ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare e ka kaluar fazën e parë në Komisionin për çështje evropiane

Propozim ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare e ka kaluar fazën e parë në Komisionin për çështje evropiane

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Propozim ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare në zinxhir në furnizim të produkteve bujqësore dhe ushqimore, në lexim të parë, është pranuar sot nga Komisioni kuvendor për çështje evropiane dhe i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme parlamentare.

Në seancë është elaboruar se me propozim ligjin priten efekte pozitive dhe çmime të zvogëluara për konsumatorin e fundit   

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, e cila është propozuese e ligjit, bëhet fjalë për zbatim dhe harmonizim të plotë me direktivat evropiane për praktika jokorrekte tregtare, në raportet mes ndërmarrjeve në zinxhirin e furnizimit me bujqësi dhe ushqim - duhet të sigurojë zbatim të praktikave evropiane në zinxhirin e plotë të furnizimit me bujqësi dhe produkte ushqimore, si dhe në pikëpamje të shtrirjes më të gjerë të lëndës së tij të rregullimit.

Pritet që të arrihen efekte pozitive në punën adariste tek të gjithë operatorët (blerës dhe furnizues), të cillt janë aktivë në zinxhirin e furnizimiz me bujqësi dhe ushqim në faza të ndryshme të prodhimtarisë, përpunim, marketing, distribuim dhe shitje me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore, si dhe zbatim adekuat i ndalesave të praktikave jokorrekte tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Gjithashtu, sigurohet mënyrë për kontrolle më efikase dhe mbikëqyrje të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, e cila merr kompetenca shtesë.

Anëtarët e Komisionit për çështje evropiane në seancën e sotme do ta shqyrtojnë edhe nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për menaxhim me pasuri të konfiskuar, dobinë e konfiskuar dhe sendet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, të Propozim-ligjit për Zyra për pasuri të kthyeshme dhe Propozim-ligjit për instrumente financiare, Propozim ligjin për prospekte dhe detyrime për transparencë për emetuesit e letrave me vlerë, Propozim-ligji për verën dhe Propozim-ligjin për emërime dhe plotësime të Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejta simotra, të gjitha në lexim të parë.  mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR