• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozim ligji për amnisti në debat komisioni në Kuvend

Propozim ligji për amnisti në debat komisioni në Kuvend

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Propozim-ligji për amnisti, në lexim të parë, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, sot në rend dite të seancës së Komisonit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, e cila duhet të debatojë edhe për rreth propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Avokatin e popullit dhe të Ligjit për për kryerjen e sanksioneve, gjithashtu në lexim tëparë. Janë caktuar seanca edhe në komisionet kuvendore për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për mbrojtje dhe siguri, të Këshillit buxhetor dhe të Komisionit juridiko-ligjdhënës.

Shkaqet për parashtrimin e ligjit për falje, sipas propozuesit, dalin nga mungesat dhe zbarazëtirat juridike në Ligjin ekzistues për amnisti nga aspekti i zbatimit të tij praktik, si dhe nga nevoja për vendosje të normave më precize në çështje të caktuara të rregulluara me ligjin.

Anëtarëte Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të vendosin për vërtetimin e propozim-vendimeve për emërimin e një anëtari në Këshillin republikan për siguri në trafikun në rrugë, për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës fëmijërore, për ndryshimin e vendimeve për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror "23 Tetori", për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror "11 Tetori", për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të këshillave për ndarje të çmimeve shtetërore "Shën Klimenti i Ohrit" dhe "22 Nëntori"...   

Në rend dite janë edhe propozim-vendimet për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet në Kuvend, për ndryshimin e Vendimit për formimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunimi me parlamentet e vendeve të tjera,...

Në seancën e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, propozim - vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe Propozim - vendimi për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e një pjesëtari të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL", në Republikën e Libanit (nëntor 2023 deri në nëntor 2024).

Këshilli buxhetor i Kuvendit, duhet të debatojë rreth Propozim-vendimit për dhënien e pajtueshmërisë për potësimin e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Para Komisionit jurudiko-ligjdhënës janë tre nisma qytetare për grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve për shpallje të referendumit, në të cilin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të prononcohet PRO ose KUNDËR pyetjes në refrendum: A jeni pro ose kundër miratimit të ligjit për pension shtetëror, me të cilën të gjithë pensionistët me stazh të njejtë do të kenë pension të njejtë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR