• e premte, 05 dhjetor 2025

Propozim aktakuzë për sulmin ndaj kryetares së Shkupit, vazhdohet paraburgimi ndaj dyshuarit

Propozim aktakuzë për sulmin ndaj kryetares së Shkupit, vazhdohet paraburgimi ndaj dyshuarit

Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka ngritur aktakuzë kundër personit S.L. për veprën penale “dhunë” në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 11 korrik të vitit 2025 ku u sulmua kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Gjykata Themelore Penale në Shkup kumtoi se së bashku me propozimin e aktakuzës është paraqitur edhe propozimi për vazhdimin e masës së paraburgimit e cila është pranuar nga gjykata për shkak të ekzistimit të bazës ligjore – rrezik i arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës.

"Prokuroria Themelore Publike - Shkup deri tek Gjykata Themelore Penale Shkup, parashtroi propozim aktakuzë kundër S.L. për veprën penale të Dhunës sipas nenit 386, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të KP, ndërsa për shkak se më 11.07.2025 ai kreu dhunë të rëndë ndaj kryetares të komunës së Qytetit të Shkupit. Njëkohësisht me propozim të aktakuzës është parashtruar edhe propozim nga Prokurori publik për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit në përputhje me nenin 470, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2 të KPP", thuhet në kumtesën e Gjykatës penale.

Njëkohësisht, nga Gjykata penale informojnë se në përputhje me propozimin e aktakuzës është formuar lëndë penale me Nr. 1338/25 e cila pasi t'i caktohet një gjyqtari për procedurë të mëtejshme dhe seancë kryesore dëgjimore, të jetë e kapshme përmes kalendarit të gjykimeve në ueb faqen e gjykatës.

Sipas propozim aktakuzës, më 11 korrik, në rrugën "Sevastopollska" në Shkup i dyshuari ka kryer dhunë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska duke i shkaktuar si] thuhet; “lëndime trupore palës së dëmtuar dhe ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frikë në publik”.

Për të njëjtën ngjarje, për dhunë me kërcënime verbale drejt kryetares së komunës u denoncua edhe një person, megjithatë siç informojnë nga PTHRMV-së, pas mbledhjes së të gjitha dëshmive, deklaratave verbale të dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara, si dhe nga identifikimit me anë të ballafaqimit, janë përcaktuar se të dëmtuarit nuk e njihnin personin e raportuar si autor të akteve kërcënuese dhe të dhunshme ndaj tyre. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR