Pronari i dyqanit nga Kisella Voda: DNK përdorte rregullisht spërkatës gjatë performancave, edhe më parë ka pasur një incident në Gjevgjeli
- Dëshmitari Goran Ignovski i cili më shumë se 34 vjet punon me shitje dhe shërbim të pajisjeve me qira për evente - zë, ndriçim dhe efekte skenike, deklaroi në gjykimin e sotëm në sallën e gjyqit në Idrizovë se një vit e gjysmë para ngjarjes tragjike në diskotekën "Puls" në Koçan iu shiti pajisje (një kuti me aktivizim të telekomandës) dhe spërkatës Panços dhe një anëtari të DNK-së.
- Post By Fami Bajrami
- 12:46, 9 mars, 2026
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Dëshmitari Goran Ignovski i cili më shumë se 34 vjet punon me shitje dhe shërbim të pajisjeve me qira për evente - zë, ndriçim dhe efekte skenike, deklaroi në gjykimin e sotëm në sallën e gjyqit në Idrizovë se një vit e gjysmë para ngjarjes tragjike në diskotekën "Puls" në Koçan iu shiti pajisje (një kuti me aktivizim të telekomandës) dhe spërkatës Panços dhe një anëtari të DNK-së.
Dëshmitari i cili është pronar i kompanisë "Çkalja" SHPKNJP në Kisella Vodë dhe tani edhe i markës "E-audio", duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit publik tha se e njeh Pançon i cili para tre vjetësh bleu një kuti me aktivizim të telekomandës, ndërsa një anëtari të DNK-së i cili më vonë e kuptoi se quhet Buco, i shiti tetë fishekzjarrë.
Ignovski tha se kutitë i shiti ligjërisht në dyqane, ndërsa spërkatës nuk ka shitur sepse kërkoheshin shumë leje. Një vit e gjysmë para ngjarjes kritike, ai personalisht solli rreth 100 spërkatës "Tropik" nga Bullgaria me makinë të cilët tha se ishin kryesisht për klientët dhe se tetë prej tyre ia shiti DNK-së.
I pyetur pse vlerëson se spërkatësit që ia shiti DNK-së në atë kohë nuk ishin të përdorura në diskotekën Puls, duke pasur parasysh se u gjetën mbetje të spërkatësve nga e njëjta kompani, dëshmitari tha se DNK përdori spërkatës në çdo shfaqje që nga ajo kohë deri në ngjarjen tragjike, që do të thotë se që atëherë ata kanë përdorur më shumë se 100-200 spërkatës.
Para tragjedisë në Koçan, në një performancë në Gjevgjeli në diskotekën "De fakto", DNK siç tha dëshmitari, kishin djegur një ekran dhe altoparlantë, me të njëjtat spërkatës.
"Unë dorëzova pamje nga video dhe foto nga ngjarjet e DNK-së. Në një vit e gjysmë të kaluar, ata kanë përdorur 100-200 spërkatës për aktivitetet. Pra, ata përdorën spërkatës në çdo aktivitet. Plus, unë as nuk ia kam shitur askujt, as nuk më ka kontaktuar askush”, sqaroi dëshmitari, duke theksuar se ato që ai solli janë spërkatës dy metra për përdorim në ambiente të mbyllura.
Pajisjet si dhe artikuj të tjerë si tullumbace, pluhur dhe tjera të deklaruar ligjërisht si të importuar nga Kina, kanë shitur legalisht me një çmim prej 150 eurosh. Sipas dëshmitarit, spërkatësit me pluhur kushtojnë 500 euro dhe për të pasur efektin e dëshiruar, duhet të blini katër prej tyre dhe kushtojnë shumë më shtrenjtë, prandaj përdoren shumë më pak.
Ignovski tha se e njeh Pançon i cili bleu një kuti tre vjet më parë dhe pas kësaj i është lajmëruar një djalë për të blerë fishekzjarrë dhe spërkatës.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim me diskotekën "Puls", dëshmitari tha se nuk ka pasur, "as nuk e di se ku është dhe as nuk ka qenë atje".
Gjykimi ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.
Gjykimin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa Prokurorinë e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorësh publikë.
Zjarri në diskotekë në Koçan shpërtheu gjatë një performance të grupit DNK dhe paraqet një nga tragjeditë më të rënda në historinë më të re të vendit. Me seancën e sotme, vazhdon procedura me paraqitjen e dëshmitarëve me kërkesë të Prokurorisë.
Foto: arkivi i MIA-s