• e premte, 05 dhjetor 2025

Promovohet strategjia për zhvillimin e turizmit në Komunën e Tetovës në periudhën 2025-2029

Promovohet strategjia për zhvillimin e turizmit në Komunën e Tetovës në periudhën 2025-2029

Tetovë, 11 shtator 2025 (MIA) - Komuna e Tetovës promovon strategji për zhvillimin e turizmit në katër vitet e ardhshme, pas çka theks vendos në zhvillimin e agroturizmit, gjegjësisht turizmit rural në fshatrat e Malit Sharr.

Përveç zhvillimit të agroturizmit, strategjia i kushton vëmendje edhe promovimit më të madh të monumenteve dhe pikave të referimit kulturor dhe historik në qytet, siç janë Xhamia e Larme, Ura e gurit, kisha e Shën Cirili dhe Metodi dhe objekte të tjera.

Për një fushë kaq të gjerë zhvillimore, komuna e Tetovës, përveç mjeteve nga buxheti i vet do të kërkojë ndihmë dhe nga shteti, por edhe nga investitorët e huaj.

"Kjo strategji turistike e përgatitur nga Komuna e Tetovës, do të jetë udhërrëfyesi ynë për atë që duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme për të rikthyer turizmin si degë themelore e zhvillimit ekonomik lokal. Një nga elementët e rëndësishëm të kësaj strategjie është promovimi dhe zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit në fshatrat e Malit Sharr të cilat po braktisen dhe po shuhen ngadalë. Gjithashtu përmes kësaj strategjie, duam në periudhën e ardhshme që turizmi të kthehet si dega kryesore e zhvillimit të kapacitetit ekonomik lokal të Komunës së Tetovës. Këtë planifikojmë ta arrijmë në bashkëpunim me agjencitë dhe institucionet shtetërore, si dhe me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë të cilët tashmë kanë ndarë mjete për zhvillimin e turizmit", deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në realizimin e strategjisë përveç Komunës së Tetovës do të përfshihen edhe organizatat joqeveritare, veçanërisht klubet ekologjike dhe alpiniste nga Komuna. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR