• e premte, 05 dhjetor 2025

Promovohet modul i ri për evidentimin elektronik të kontrolleve shëndetësore nga mjekësia e punës - një hap drejt digjitalizimit të plotë të shërbimeve shëndetësore

Promovohet modul i ri për evidentimin elektronik të kontrolleve shëndetësore nga mjekësia e punës - një hap drejt digjitalizimit të plotë të shërbimeve shëndetësore

Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë sot promovoi modulin e ri për evidencë elektronike të kontrolleve shëndetësore në fushën e mjekësisë së punës. Siç informoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, moduli është përpunuar nga ana e Drejtorisë së shëndetit në bashkëpunim me Shoqatën e mjekëve specialist të punës dhe Institutin e Mjekësisë së Punës.

"Moduli mundëson evidencë elektronike të kontrolleve shëndetësore të cilat deri më tani janë kryer ekskluzivisht në letër, me çka bëjmë një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të shërbimeve shëndetësore në këtë fushë. Ky modul përfaqëson përparim të rëndësishëm në digjitalizimin dhe modernizimin e sistemeve të sistemit shëndetësor i cili sjell përfitime konkrete për të gjithë qytetarët, punëdhënësit dhe profesionistët e sistemit shëndetësor në vendin tonë. Në sistemin elektronik janë evidentuar kontrolle shëndetësore për aftësinë e përgjithshme shëndetësore, themelimin e një marrëdhënie të punës, për aftësinë shëndetësore dhe psikofizike për të drejtuar një automjet, traktor apo makinë pune, si dhe kontrolle për gjendjen shëndetësore për posedimin dhe mbajtjen e armëve", deklaroi Aliu.

Theksoi se bëhet fjalë për evidencën e parë elektronike të këtij lloji në sistemin kombëtar "Termini im", me çka, siç tha mundëson regjistrime elektronike për lëshimin e vërtetimeve mjekësore dhe monitorimin e analizave dhe të dhënave në kohë reale.

"Në procesin e digjitalizimit, nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë në periudhën e ardhshme me krijimin e portalit për punëdhënësit përmes shërbimeve elektronike për inicimin e kontrolleve të punonjësve, integrimin në dosjet shëndetësore dhe shfaqjen në Shëndeti im si dhe digjitalizimin e plotë të dokumenteve dhe lidhjen me institucionet përmes ndërveprimit, veçanërisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Punësimit", tha Aliu.

Përfitimet e modulit, nënvizoi ministri i Shëndetësisë Aliu, janë përmirësimi dhe efikasiteti i institucioneve shëndetësore dhe punëdhënësve, ulja e barrës administrative për qytetarët dhe institucionet shëndetësore, shkëmbimi i sigurt i informacionit dhe të dhënat e sakta, si dhe qasja e lehtë deri tek të dhënat. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR